MENU
klinika

"Vëllain e kisha në Durrës"

Hygerta Sako rrëfen tmerrin e tërmetit

29.11.2019 - 20:54

Qyteti i saj i lindjes u përfshi nga një tronditje shumë e fortë mëngjesin e së martës dhe Hygerta Sako, si të gjithë durrsakët, përjetoi orë frike dhe tmerri.

E ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, Hygerta rrëfeu se, me gjithë dëshirën e madhe, nuk është mundur të gjendet afër familjeve të prekura për shkak të emocioneve dhe ndjeshmërisë shumë të lartë që e karakterizon.

Megjithatë, moderatorja e njohur dha kontributin e saj për të ndihmuar të lënduarit e kësaj tragjedie.

Por vëllanë e kishte në Durrës. Siç rrëfeu Hygerta, edhe shtëpia e tij është kthyer në e pabanuar, por më shumë se gjithçka, shqetësim është frika pas tërmetit:

“Çfarë do të ndodhë nëse pësojmë edhe një gotje tjetër të fortë, që mund të jetë fatale?” – tha ndër të tjera Hygerta Sako.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ju ngelet ju për të thënë nëse ngjajnë

Hygerta Sako prezanton njeriun e saj të dashur