MENU
klinika

Kapiteni i Kombëtares

Hysaj: Për Francën të mendojmë pas Andorrës

13.11.2019 - 12:52

Në prag të takimit të nesërm me Andorrën, para mediave ka dalë kapiteni Elseid Hysaj, që rikthehet pas dëmtimit që mori një muaj më parë.

“Jemi shumë të bashkuar dhe po shihet edhe nga jashtë. Jemi shumë mirë dhe me trajnerin e ri besimi është rritur më shumë për të bërë diçka të mirë.”

DËMTIMI – “Jam mirë, sepse luajta në ndeshjen e fundit. Po mendojmë për Andorrën, sepse është ndeshje e vështirë për ne, sepse të gjithë po mendojmë për Francën dhe duam të marrim rekordin e pikëve.

STADIUMI I RI“Franca është kampion bote dhe do të jetë e vështirë të marrim pike, por do të kemi një dorë nga tifozëria. Unë luaj te Napoli dhe tifozëria mund të na japë një dorë të ngrohtë për të marrë pikë në dy ndeshjet.”

ANDORRA“Sigurisht që të gjithë po flasin për Francën, por ne e dimë që me Andorrën është më e rëndësishme se me Francën. Pas kësaj ndeshje do të shohim për Francën. Do të provojmë të sulmojmë dhe për të mos pësuar gol. Mbrojtësit tonë po luajnë titullarë me skuadrat e tyre”, tha Hysaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN