MENU
klinika

Detaje

E vranë në derë të shtëpisë, kush është 43-vjeçari që u ekzekutua

06.11.2019 - 18:52

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën ditën e sotme ku Gjergj Krygja, 43-vjeç u vra me armë zjarri në derën e shtëpisë së tij.

Krygja mësohet të ketë qenë komisioner në zgjedhjet vebndore të 2015 në qendrën e votimit me numër 0092,  si përfaqësues i Partisë Socialiste, kohë kur Partia Demokratike akuzonte mazhorancën e asaj kohe për vjedhje të votave.

Ngjarja e rëndën ndodhi në derën e shtëpisë së tij në fshatin Sumë të Dukagjinit ndërsa burime bëjnë me dije se viktima është Gjergj Krygja, baba i tre fëmijëve.

Sipas njopftimit të Policisë, nuk ka ende detaje lidhur me ngjarjen dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur, pasi zona është një nga më të thellat në Shkodër.

Forat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndodhen në zonën ku ka ndodhur ngjarja ku po bëjnë edhe krehjen e saj në kërkim të autorit/rëve të dyshuar të vrasjes.

Autorët kanë lëvizur me një mjet tip “Foristradë”, në afërsi të banesës së 43-vjeçarit.

Gjergj Krygja ka marrë 4 plagë si pasojë e atenatit me armë zjarri, i cili i mori jetën në prag të shtëpisë.

Policia vijon hetiemt për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Me datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasin Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.