25.11.2019 - 10:30
Gjyqtari Andri Ymeri thotë se nëse ai ka qenë objektivi, djegia e makinës së tij ka lidhje me detyrën.
Në një prononcim të shkurtër për gazetarët gjyqtari i Shkodrës ka deklaruar se nuk i bëjnë dot presion për punën e tij.
“Gjyqtari duhet të jetë i përgatitur për çdo gjë. Nëse kam qenë unë objektivi ta harrojnë se më bëjnë presion për punën time. Nëse kam qenë objektivi, normalisht që për shkak të detyrës.
Gjyqtari duhet të jetë i përmbajtur dhe i rezervuar. Çfarë kam pasur për të thënë i kam thënë në institucion”- tha Ymeri.