MENU
klinika

"Ejani verifikoni reformat!"

I thanë ‘Jo’ çeljes së negociatave, Ruçi thirrje Francës, Holandës e Danimarkës

10.11.2019 - 10:37

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi vjen me një thirrje për homologët e vendeve të BE-së që ishin kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë.

Përmes një letre Ruçi thekson se nuk i dekurajoi vendimi i KE, të cilin e cilëson të pamerituar.

Kryeparlamentari nuk harron pa prekur edhe faktin se Gjermania ishte pro çeljes së negociatave, ndërsa i drejtohet kryetarit të Bundestagut Wolfgang Schäuble se; “Pro e Bundestagut dhe Kancelares Merkel, domethënëse”.

Mes të tjerash Ruçi i ka bërë thirrje Francës, Holandës dhe Danimarkës që të verifikojnë reformat që ka ndërmarrë vendi ynë. Kujtojmë se më 18 tetor BE vendosi që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mos t’i jepet drita jeshile për hapjen e negociatave.