MENU
klinika

Edy Reja u kërkon falje tifozëve

“I zhgënjyer ndaj Andorrës, Franca nuk të fal gjë”

15.11.2019 - 13:59

Shqipëria ka barazuar 2-2 me Andorrën, një rezultat që është quajtur dështim, ndërsa trajneri Edy Reja nuk e ka fshehur zhgënjimin pas ndeshjes. Trajneri i kuqezinjve e cilësoi paraqitjen e skuadrës si mungesë përqendrimi e motivimi.

Mister, ndjeheni i zhgënjyer?

“Po, shumë, se prisja një paraqitje ndryshe mga aspekti karakterial. Jo se nuk deshëm të luanim, por kur përballen këto ndeshje, ku dihet që ka vështirësi…

Ne e kishim zhbllokuar rezultatin në 15 minutat e para dhe e kishim zgjidhur problemin. Por pastaj lojtari i tyre bën 60 -70 metra me asnjë që shkon për ta ndalur…

Menduam se e kishim fituar ndeshjen, kjo është sjellje, mentalitet që duhet dënuar në mënyrë absolute. Nuk më pëlqeu paraqitja dhe qartësisht unë jam trajneri dhe jam përgjegjës. Si rrjedhojë, faji i jepet trajnerit dhe jo lojtarëve. Me shumë mundësi nuk arrita ta karikoj siç duhet ekipin”.

Përgjegjësia është e trajnerit, e lojtarëve, apo kështu është futbolli?

“Jo, jo, trajneri duhet t’i motivojë edhe pse ka shumë mungesa, si Çikalleshi e Abrashi se nga pikëpamja e temperamentit ndjehen. Bare ishte me kartonë dhe mund të skualifikohej.

Unë u mundova që të provoja lojtarë të tjerë se është e drejtë të jetë kështu, se unë dua të krijoj një grup me 18–20 lojtarë të cilët të jenë të të njëjtin nivel dhe pak nga pak do t’ia dalim”.

A ishin zgjedhjet e duhura apo mund të bëhej diçka ndryshe?

“Mund të hidhja Hysajn nga minuta e parë apo ndonjë tjetër, por nuk është çështje e një lojtari apo një tjetri, është çështje kompleksi se sipas meje e interpretuam këtë ndeshje jo në mënyrën e duhur, jo me karakterin e duhur, jo me agresivitetin e duhur. Se nëse dëshiron të bësh një ndeshje të nivelit të lartë nuk luan në këtë mënyrë”.

Mos ndoshta lojtarët menduan më shumë për rekordin e pikëve dhe ndeshjen me Francën…

“Nuk ishte çështje rekordi, u thashë djemve se duhej të vazhdonim këtë rritje që kemi pasur dhe sot duhej të ishte kurorëzimi i një rrugëtimi që kemi bërë. Por ishte një zhgënjim. Ju kërkoj falje atyre që erdhën në stadium dhe që panë një paraqitje jo në nivelin e ndeshjeve të mëparshme”.

Tani vjen Franca…

“Duhet të bëjmë një paraqitje të madhe, jemi në stadiumin e ri dhe në këto 2 ditë të shohim. Aty nuk nevojiten stimuj se do të kenë të gjithë të tillë, duhet të përdorim kokën. E dimë se do të luajmë me kampionët e botës dhe duhet të bëjmë një paraqitje të madhe”.

A keni besim për atë ndeshje se mund të arrijmë diçka?

“Po, besimin e kemi gjithmonë, nuk është se e humbëm nga një ndeshje kështu. Jemi të zhgënjyer qartësisht, duhet dënuar një paraqitje e tillë, nuk duhet të ndodhë më. Mentaliteti fitohet edhe me këto skuadra.

Ka pasur edhe precedentë me Shqipërinë që ka humbur me skuadra inferiore apo që cilësohen inferiore, nëse luan ndeshje sa për të thënë. Kjo nuk është e mirë. Nga kjo pikëpamje ekipi duhet të rritet.

Në Ballkan kanë këtë lloj sjellje, këtë mendimin që ‘jemi superiorë, herët a vonë do e fitojmë’. Nuk ekziston, kur gabon qasjen ndaj ndeshjes, nuk arrin ta rikuperosh më dhe sot ishte kështu”.

A ndryshon ky barazim ndonjë gjë rreth të ardhmes së Rejas këtu?

“Jo, me presidentin flas përditë, flasim për të ardhmen, për programe pune. Por dëshiroja që të përfundonim këtë cikël, më interesonte sot të arrija 15 pikët.

Ishte sodisfaksion për lojtarët, për ambientin, për Shqipërinë duke parë që ka këtë rritje e dëshirë për të bërë mirë. Më vjen keq, jam i zhgënjyer, shumë i zhgënjyer.

Por jo vetëm unë, edhe lojtarët. E përsëris që faji është i imi, me shumë mundësi nuk karikova siç duhet skuadrën e ndaj kërkoj falje ndaj tifozëve që nuk janë argëtuar edhe aq shumë”.

france shqiperi 2-0
france shqiperi 2-0

Por me Francën mund të arrijmë 16 pikë…

“Qartësisht, se ne luajmë për të fituar, nuk është aty puna. Por të shohim a është dakord Franca në këtë aspekt se nuk mendoj se do të jetë dakord. Tani janë të kualifikuar, shpresojmë që të vijnë këtu jo me motivimin e duhur. Por Franca nuk të dhuron asgjë, nuk është një skuadër që të bën dhurata”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ka dhënë kontribut të çmuar për Kombëtaren

Ish lojtari i Kombëtares kandidon për deputet

Dy konkurentët nuk arritën të lenë gjurmë!

Botërori i peshëngritjes, Shqipëria del duarbosh

Tre klube pas sulmuesit të Kombëtares

Klubi detyrohet të shesë Jasir Asanin

“Goli është puna ime për të ndihmuar ekipin”

Mbape: Kur je yll të tjerët flasin, do ta mundim Atalantën