MENU
klinika

Serie A, java 13

Inter nuk i ndahet Juventusit në krye

23.11.2019 - 22:49

Inter nuk i ndahet Juventusit në krye të renditjes së Serie A. Zikaltrit kanë fituar më lehtë sa ishte menduar në Torino ndaj vendasve, me rezultatin 3-0, që i mban 1 pikë pas kampionëve.

Lautaro Martinez gjeti golin e parë në minutën e 12-të, duke cliruar të tijtë, në një terren shumë të vështirë për të luajtur futboll, pas reshjeve të mëdha të shiut.

De Vrij në 32’ dyfishon rezultatin dhe zikaltrit qetësohen akoma më shumë, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazhin e dy gola. Torino pak bëri për të ngushtuar.

Në të dytën terreni ishte edhe më shumë i rënduar, por Lukaku është i fuqishëm dhe arrin të shënojë golin e tretë në minutën e 55-të. Lukaku mund të kishte shënuar të paktën edhe dy gola të tjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN