MENU
klinika

Afati i aplikimeve

IPARD II i sjell bujqësisë mundësi të reja zhvillimi

13.11.2019 - 14:05

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, anëtare e komisionit parlamentar të Ekonomisë, ftoi sot të gjtihë fermerët e interesuar të aplikojnë për të përfituar nga fondet e programit IPARD.

Ajo informoi se “në datën 30 tetor ka nisur seria e dytë e aplikimeve në programin e IPARD”.

“Nga data 30 tetor deri në 16 dhjetor aplikoni pranë zyrave të AZHBR-së. Jepi biznesit tënd mbështetjen e duhur për t’u zhvilluar më shpejt e më mirë”, tha ajo.

Në thirrjen e dytë të aplikimit për fondet IPARD II, e hapur më 30 tetor 2019, do të mbështeten fermerët që duan të investojnë në ferma bujqësore, për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale si dhe në diversifikimin e ekonomisë në fshat.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Thirrja është e hapur për të gjithë personat fizikë dhe juridikë, puna dhe veprimtaria e të cilëve zhvillohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Me një buxhet total 24.05 milion euro, përqindja e mbështetjes është 60% të totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit, 65% nëse investimi bëhet nga një fermer i ri (nën 40 vjeç), 70% për investimet në zonat malore.

Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të kësaj thirrje është 57.68 milion euro nga të cilat 75% ose 43.26 milionë euro kontribut i BE dhe 25% ose 14.42 milionë euro kontribut i buxhetit të shtetit.