MENU
klinika

U arrestua me bujë

Ish-kryeprokurorja speciale Katica Janeva lirohet nga paraburgimi

19.11.2019 - 16:24

Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut shkruajnë se sapo është liruar nga paraburgimi ish-kryeprokurorja speciale Katica Janeva.

Kujtojmë se Janeva është arrestuar 3 muaj më parë, nën dyshimet për korrupsion. Ajo dyshohet për rastin “Reket” dhe rreth saj jozyrtarisht ekzistonin edhe dëshmi.

Urdhëri për arrestimin e saj erdhi pasi Janeva dëshmoi në rastin “Raket”. Statusi i saj në këtë rast u ndryshua nga dëshmitare në të dyshuar.

kolana e librave

Janeva u arrestua me bujë nga prokurorët specialë, ndërsa u dërgua në paraburgim me automjete të shumta të policisë.

Ish prokurorja Speciale Katica Janeva doli nga burgu i Shutkës për të shkuar në arrest shtëpiak.

Gjykata e Apelit konfirmoi se garancia prej tri faqesh është pranuar dhe pas pothuajse tre muajve Janeva e braktisi qelinë e paraburgimit.