MENU
klinika

"Do të ketë dhe shumë të tjera"

Daçiç: Gana tërheq njohjen e Kosovës

11.11.2019 - 10:00

Ministri i Jshtëm serb, Ivica Daçiç tha se Gana po tërheq njohjen e Kosovës.

“Gana është vendi më i madh deri më tani që ka tërhequr njohjen e Kosovës, një shtet me një popullsi prej 30 milion, trefishi i madhësisë së Serbisë. Gana ka qënë gjithashtu një mik tradicional i Jugosllavisë,”– tha Daçiç, duke përsëritur se do të kishte edhe më shumë tërheqje deri në fund të vitit.

Ai tha gjithashtu se bisedimet me Ganën kishin vazhduar për një kohë të gjatë, në të gjitha nivelet.

“Në njoftimin që ika ardhur Ministrisë së Jashtme, thuhet se Gana ka marrë vendimin për tërheqjen e njohjes së Kosovës, se e konsideron vendimin e Qeverisë së mëparshme të Ganës për ta njohur Kosovën si një shtet të pavarur të gabuar dhe se vendimi i mëparshëm ishte në shkelje të Kartës së Helsinkit dhe Rezolutës 1244,”– tha Daçiç.

Ai theksoi gjithashtu se Gana është një nga vendet e rëndësishme të Afrikës.