MENU
klinika

Refugjatë në tokën e tyre

Ja si i ‘mbrojti’ Perandoria Osmane shqiptarët

08.11.2019 - 07:37

Dy dekadat e fundit të shekullit nëntëmbëdhjetë ishin llahtari i vërtetë për shqiptarët në Perandorinë Osmane.

Porta e Lartë vullnetarisht kishte ceduar territore të tëra shqiptare para Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë, shkruan Konica.al.

Mijëra shqiptarë nga lugina e Moravës së Epërme, si pjesë e sanxhakut të Nishit, u detyruan të strehohen në Kosovë, Maqedoni apo zona të tjera.

Artisti anglez Richard Caton Woodville Jr. (1856-1927), një njohës i mirë i Ballkanit, ka lënë me dhjetëra ilustrime e litografi për shqiptarët që përjetësojnë këto momente historike.

Ndonëse diçitura e pikturës është keqdrejtuese për shkak se shqiptarët i quan ‘refugjatë turq’, subjekti i saj është tejet domethënës.

E bërë më 1885, aty paraqiten disa shqiptarë të cilët kanë ngarkuar pasurinë e paktë të tyre në kafshët e barrës, derisa dy shqiptarë të tjerë kanë zënë nishan me martinat e tyre në një gurishtë sipër. /konica.al/