MENU
klinika

"Gjithë jetën pa ujë dhe pa drita"

Janë lënë në harresë/ Minoritarët maqedonas pa shërbimet bazike

22.11.2019 - 14:59

Ujë i ndotur që nuk mund të pihet rrjedh në çezmat e shtëpive të Pustecit. Një pjesë e kanë gjetur zgidhjen tek liqeni, ndërsa të tjerët, deyrohen të ziejnë dhe pinë ujin e ndotur.

Kush nuk ka mundësi ta blejë, detyrohet që këtë ujë që i vjen në çezmë pastrojë me forma tradicionale.

“Tërë jetën jemi pa ujë, pa drita. Uji është baltë fare.E lëmë të kullohet.”– thotë një nga banorët.

Problematika e njëjtë për të 9 fshatrat e Bashkisë së vogël minoritare.

Shkak është rrjeti i amortizuar i shpërndarjes.

kolana e librave

“Janë investuar 400 milion, 300 ka dhënë PD dhe 100 PS. Udhëheqësit e dinë se ku kanë shkuar”- thonë banorët.

Të harruar, siç e cilësojnë veten, një pjesë i kanë dhënë vetë zgjidhje problemit. Shpëtim kanë gjetur tek puset dhe liqeni.

Në bashki thonë se vetëm 4 nga 9 fshatra kanë rrjet ujësjellës. 5 të tjerët kanë vetëm çezma në mes të fshatit.

Është bërë një projekt studimor që është dërguar në Tiranë ku është përcaktuar ndërhyrja dhe zgjidhja përfundimtare për zonën e Prespës.

Infrastruktura dhe shërbimet bazike mbeten problematika pa zgjidhje në bashkinë e vogël të minoritarëve maqedonas.