MENU
klinika

Nuk do ta besoni ndryshimin...

Jeta e re e Alvin Berishës! 11-vjeçari lë pas të shkuarën e errët

20.11.2019 - 17:29

Vogëlushi shqiptar, Alvin Berisha, duket se po e merr veten, pas shpëtimit nga kampi i tmerrit “Al Hol”, në Siri. Babai i tij, Afrim Berisha, ka vendosur t’i hapë vogëlushit një profil në “Instagram”.

“Ja dhe Instagram-i jonë”, shkruan Afrimi, ndërsa ka publikuar disa foto të Alvinit, ku shfaqet mjaft i qeshur dhe i lumtur.

Alvin Berisha preku zemrat e të gjithë shqiptarëve, italianëve, por edhe më gjerë, me historinë e tij.

Alvin, mbahej në kampin e Al Hol në Siri, pasi u mor nga e ëma e cila u martua me një tjetër, pas largimit nga babai i 11-vjeçarit.

Gruaja fillimisht shkoi në Turqi pas një udhëtimi me avion dhe nga andej në Siri, ku ndryshoi identitetin dhe mori emrin Yushra.

Alvin këto ditë pritet të shtrohet në spital, pasi duhet t’i nënshtrohet një operacioni në këmbë.

Në sulmin ku ndërroi jetë nëna e tij ai ka marrë një dëmtim në këmbë.