MENU
klinika

Mbrojtësi i Kombëtares

Jo vetëm Juve e Lazio, edhe Inter do shqiptarin

24.11.2019 - 20:42

Ka debutuar këtë sezon në Serie A dhe menjëherë ka lënë përshtypje të mira te gjigantët e futbollit italian.

Pasi debutoi edhe me Shqipërinë në Moldavi, mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbullua që luan me skuadrën e Verona-s, konsiderohet si një nga zbulimet e këtij sezoni.

Janë pikërisht mediet italiane ato që kanë raportuar bujshëm dhe vlerësuar maksimalisht performancën e futbollistit 19-vjeçar. Këtë të dielë ishte “Calciomercato.com”, që ka cituar një intervistë dhënë nga menaxheri i mbrojtësit shqiptar.

kumbulla marash
kumbulla marash

Agjenti i Kumbullës, për “FC Interneës”, ka zbuluar ndër të tjera edhe për interesimin e shfaqur nga klubi zikaltër.

“Inter po e ndjek dhe e monitoron Kumbullën. Klubi zikaltër është gjithmonë shumë i kujdesshëm me profilet e futbollistëve të rinj që shkëlqejnë në elitën e futbollit italian dhe të kampionateve të tjerë.

Në fakt, në këtë moment nuk ka tratativa në zhvillim mes Inter dhe Hellas Verona. Është vështirë të parashikojmë që tani atë që do të ndodhë në fund të sezonit.

Verona është një klub solid dhe do të bëjë vlerësimet në përfundim të kampionatit. Ndërkohë merkato është e ndërtuar plot shanse e mundësi. Nëse do të ketë të tilla ne do t’i marrim në konsideratë.

Për Kumbullën interesimi vjen nga Italia dhe kampionate të tjera në Europë. Nuk ka një vlerë të përcaktuar për kartonin e futbollistit, pasi deri tani nuk ka patur klube që janë ulur në tavolinë për të folur konkretisht me Verona-n”, – deklaroi Gianni Vitali, menaxheri i Kumbullës./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lazio do mbrojtësin shqiptar

Tare, në garë me Juventusin për Kumbullën