MENU
klinika

NBA

Kampionët tregojnë forcën, mposhtin Lakers

11.11.2019 - 09:25

Los Angeles Lakers bien në momentin më të mirë që po kalon. Pretendentët e këtij sezoni kanë humbur 104-113 në shtëpi ndaj kampionëve në fuqi të NBA, Toronto Raptors.

Dy periodat e para ishin të mira për Lakers, por miqtë bëjnë kthesën e madhe në pjesën e dytë, duke fituar në fund me 9 pikë diferencë. LeBron James shënoi vetëm 13 pikë, por ndërkohë rikuperoi plot 13 topa në tabelë dhe dha 15 asiste.

Më shumë pikë shënoi Davis për Lakers, 27 pikë. Ndërsa për miqtë shënoi Siakam, 24 pikë. Ishte humbja e dytë për këtë sezon për Lakers, që gjithsesi, mbajnë vendin e parë në Perëndim. Ndërsa Toronto ngjitet në vendin e dytë në Lindje.

Fitore të ngushtë ka marrë Milwaukee Bucks në fushën Oklahomas, 121-119. Fitojnë thellë Cavaliers në fushën e New York Knicks, 108-87. Ndërsa Philadelpia mposht në shtëpi 114-106 Charlotte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN