MENU
klinika

Hysaj luan titullar

Katër ndeshje pa fitore, Napoli në krizë

09.11.2019 - 22:41

Napoli nuk ka fituar as sonte. Janë katër ndeshje radhazi pa fitore, e fundit 0-0 ndaj Genoas në “San Paolo” dhe tashmë të kaltrit janë zhytur në krizë, duke mbetur në vendin e shtatë, 12 pikë larg kreut.

Sikur të mos mjaftonte kaosi që ka kapur klubin, me futbollistët kundër presidencës dhe tifozët të irrituar, Napoli nuk arrin të dalë te fitorja dhe kjo ka sjellë një situatë të vështirë.

Por nëse Napoli nuk ecën mirë, pozitiv është fakti që Elseid Hysaj ka luajtur titullar për 84 minuta lojë. Një rikthim që ngroh edhe trajnerin Edy Reja për të ndeshjet e radhës të Kombëtares shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Italianët “plasin” bombën

De Biasi zëvendëson Ancelotti-n te Napoli?