MENU
klinika

“Dita jonë e Flamurit Kombëtar, na gjen..."

Këngëtarja shqiptare njofton nismën për tragjedinë nga tërmeti

28.11.2019 - 20:53

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka reaguar në rrjetet sociale për tragjedinë e ndodhur në Shqipëri me tërmetin që shkaktoi dhjetra viktima e qindra të plagosur që tronditi vendin mëngjesin e 26 Nëntorit.

Ajo shprehet e pakënaqur me sensibilizimin e botës me këtë tragjedin, ndërsa nga ana tjetër ka shprehur admirimin ndaj vullnetarizmit dhe humanizmit të shqiptarëve të Kosovës e kudo në botë.

Me këtë rast, Dua njofton se nuk mund të pres më, teksa zbulon edhe kontributin e saj për t’iu ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga katastrofa natyrore.

Shkruan Dua Lipan ë Instagram:

28 Nëntori, Dita jonë e Flamurit Kombëtar, na gjen në mes të dhimbjes për jetët e humbua nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri dhe duke qenë krenar për solidaritetin që vëllezërit dhe motrat tanë në Kosovë dhe në të gjithë botën po tregojnë për këtë tragjedi .

Si gjithmonë të gjithë jemi të bashkuar dhe të gjithë jemi duke kërkuar mënyrat më të mira për të ndihmuar familjet e prekura, fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre, prindërit që kanë humbur fëmijët e tyre dhe miqtë që kërkojnë të gjejnë njëri-tjetrin dhe të jenë atje për të dashurit e tyre.

Ky moment i vështirë duket si një diçka tepër e vonuar në ndërgjegjësimin në mbarë botën për këtë tragjedi, dhe kjo është arsyeja pse unë nuk mund të pres më.

Përveç dhurimeve personale të mia dhe familjes time, unë bashkohem me miqtë e mi Kujtim dhe Arben nga @ bond.nyc për të krijuar materiale që do të shiten në të gjithë botën dhe 100% të të ardhurave do të shkojnë drejt familjeve të prekura të tërmetit në Shqipëri.

Të gjitha të ardhurat do të shkojnë drejtpërdrejt në llogaritë zyrtare të siguruara nga Qeveria e Shqipërisë me të cilët kemi qenë në kontakt përmes miqve tanë në Prishtinë.

Ne kemi dëshmuar të jemi të fortë dhe në momentet si kjo ne bashkohemi si një komb i vëllezërve dhe motrave të BASHKUARA.

Lutuni për Shqipërinë dhe për jetët e humbura. Bashkohuni me mënyrën më të mirë për të ndihmuar kauzën ose të bëni vetë gjërat tuaja. Koha është gjithnjë e duhur. ??❤