MENU
klinika

Mungesë burimesh të ligjshme

Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Krimeve të Rënda

08.11.2019 - 10:01

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Daniela Shirka.

Në seancën dëgjimore të ditës së mërkurë, KPK identifikoi mungesë të burimeve të ligjshme për blerjen e një apartamenti dhe probleme me një vendim të saj në Gjykatën e Elbasanit të rrëzuar në Apel.

Karriera e Daniela Shirkës ka filluar në sistemin gjyqësor në vitin 2003 gjatë kohës që ishte në Shkollën e Magjistraturës.

U emërua si gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit në vitin 2004 ku ka shërbyer deri në vitin 2015 kur u dekretua pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Trupa gjyqësore që kreu rivlerësimin për tre kriteret ndaj Shirkas përbëhej nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Roland Ilia relator dhe Genta Tafa anëtare.