MENU
klinika

Me magnitudë 5.2

Korça tronditet sërish, tërmeti “shkund” vendin

01.11.2019 - 08:49

Është rikthyer paniku i tërmeteve në qytetin e Korçës, këtë mëngjes.

Një lëkundje e fuqishme me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter ka tronditur qytetin juglindor, në orën 06:25.

Raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Boboshticë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth.

kolana e librave

Nga të dhënat e para, mësohet se nga tërmeti ka dëme materiale, ndërsa është krijuar dhe panik i madh te qytetarët.

Ndërkohë, lëkundjet janë ndjerë edhe në shumë qytete të tjera, si në Tiranë, Elbasan, Gjirokastër, por edhe në Greqi e Maqedoninë e Veriut.