MENU
klinika

Banorët në panik

Korça u “shkund”, dëmet u thelluan

01.11.2019 - 12:21

Një tërmet 5.2 ballë ka goditur Korçën në orën 05:25 të mëngjesit të sotëm.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Miras, 11 km nga Korça me thellësi 25 km. Banorët kanë dalë nga shtëpia për shkak të frikës së një lëkundjeje të dytë.

Raportohet se nga tërmeti janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërkohë që banorët e prekur nga tërmeti i qershorit në zonat e Qafëzezës dhe Vidohovës, shtëpitë e të cilëve nuk janë riparuar ende pretendojnë se dëmet janë thelluar.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në qytetet e tjera të vendit dhe kanë shkaktuar dëme të tjera në dy fshatrat përreth Vidohovë e Qafzezë.

kolana e librave

Në të dy këto fshatra është thelluar shkatërrimi i banesave.

Banorët e Vidohovës që janë prekur nga lëkundjet janë shprehur se janë tmerruar teksa kanë parë banesat e tyre të shemben.

“U tmerruam. Ishte tërmeti më i fuqishëm se ai i qershorit. Kemi mbetur në qiell të hapur. I kishim banesat e dëmtuara tani na u shkatërruan totalisht.

Askush s’ka bërë asnjë gjë. Do flemë jashtë. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Kërkojmë çadra dhe ndihma. Eshtë ftohtë.” ka thënë banorët.