MENU
klinika

Hidhen poshtë votat serbe

Përmbyset skena politike: Pacolli e Limaj futen në Parlament

12.11.2019 - 08:55

Pas ankesave të parashtruara nga subjektete politike dhe kandidatët për deputetë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa(PZAP) ka marrë vendim për heqjen nga rezultati përfundimtar të votave të ardhura nga Serbia.

Ankesat janë ngritur pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin përfundimtar javën e kaluar, sipas të cilit Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Sipas Koalicionit Nisma-AKR-PD, zarfet me vota nga Serbia “nuk dihet se nga e kanë identitetin e tyre dhe origjinën”.

“PZAP-i, 53 ankesa i ka pranuar të bazuara. Prej tyre, lidhur me 52 ankesa, paneli ka vendosur që ta urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1,472 vendvotimeve. Ndërsa, lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë, ka urdhëruar KQZ-në që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës, të ardhura nga Serbia”, thuhet në njoftimin e PZAP-it.

Me vendimin në fjalë, nga Nisma Socialdemokrate thuhet se koalicioni i tyre me AKR-në dhe PD-në do të jenë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit.

E nëse kjo ndodh, atëherë priten ndryshime në renditjen e numrit të deputetëve të partive, emrave, e ndryshime tjera, shkruan Gazeta Express.

Më poshtë gjeni ndryshimet që priten nëse NISMA-AKR-PD hyn në Kuvend.

1 . Vetëvendosjes i hiqen tre deputetë, dhe në këtë formë numri i deputetëve të kësaj partie bije në 29.

2. LDK-së i hiqet një deputet, e në total kjo parti do të ketë 28 ulëse.

3.PDK-së i hiqet një deputet, e kjo parti mbetet me 24 ulëse.

4. AAK-PSD i hiqet një deputet, koalicioni mbetet me 13 ulëse.

6. Deputetë nga Nisma-AKR-PD pritet të jenë: Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Mirlinda Sopi Krasniqi, Albulena Balaj Halimaj.

7. VV-së e LDK-së i imponohet koalicioni me një parti të tretë për shkak se të dyja bashkë kanë gjithësej 57 ulëse në Kuvend, nga 61 vota sa duhet për t’u krijuar Qeveria.

8. Ndryshon për pak përqindja e partive, Nisma sipas kryetarit të saj, Fatmir Limaj merr 5.012 të votave