MENU
klinika

Mungojnë fondet e emergjencave

Kostot e fatkeqësive natyrore në ekonominë shqiptare

28.11.2019 - 13:02

Pasojat katastrofike që solli tërmeti i fundit i 26 Nëntorit, duhet të shërbejnë si një reflektim për të forcuar kapacitetet e mbrojtjes nga katastrofat natyrore në vend.

Sipas një studimi të bërë nga Qendra Europiane për Çështjet e Sigurisë, Shqipëria është një vend i prirur nga katastrofa dhe renditet si një nga vendet me rrezikun ekonomik më të lartë në botë, të shkaktuara nga këto dukuri, ku 86% e territorit të përgjithshëm të prirur për dy ose më shumë katastrofa, është aty ku gjenerohet 88.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Sipas raportit “humbjet ekonomike nga katastrofat e shkaktuara në Shqipëri, gjatë viteve 1974-2006 llogariten mesatarisht 68.7 milion dollarë në vit, e barabartë me afërsisht 2.5% e PBB-së së Shqipërisë”.

Në raport citohet se mes viteve 1989 deri në 2006, tërmetet dhe përmbytjet përbënin përkatësisht 17% dhe 31% të totalit të katastrofave natyrore të ndodhura në në Shqipëri.

Vendi ynë renditet në vendin e 41-të botë për sa i përket ndjeshmërisë ndaj rrëshqitjeve të dheut, në vendin e 43-të përsa i përket tërmeteve dhe 58-të për sa i përket rreziqeve të thatësirës.

Mungon një legjislacion funksional dhe fondet e duhura të emergjencave, për t’iu bërë ballë këtyre fatkeqësive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


5 Dhomat e Ballkanit Perëndimor

Dhomat e Tregtisë thirrje për ndihmë Ballkanit

Në favor të të dëmtuarve

Zero komision për ndihmat