MENU
klinika

Votim unanim

KQZ shkarkon Agim Kajmakun

01.11.2019 - 11:21

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të shkarkojë kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku

Të pestë anëtarët e KQZ kanë votuar në unanimitet për ti hequr mandatin Kajmakut.

Pas vendimit të marrë, kryetari i KQZ, Klement Zguri tha se ky vendim duhet ti komunikohet kryeministrit dhe më pas të botohet në fletoren zyrtare.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim brenda 45 ditëve në Gjykatën Administrative.

Shkarkimi i Kajmakut u bë pas kërkesës së prokurorisë, e cila duke iu referuar përgjigjeve të Interpol kërkoi shkarkimin e të zgjedhurit në 30 qershor.

Kajmaku u denoncua nga Partia Demokratik, që sipas saj ai ka mbajtur emrin Jorgo Toto në Greqi dhe është ndaluar në vitin 2003 për falsifikim kartëmonedhash.

Sipas PD, kryebashkiaku ka pasur dijeni të plotë edhe se ka qenë në kërkim ndërkombëtar, por këto të dhëna nuk i ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit.