MENU
klinika

Publikimi i klubit kroat

“Krenarë që 6 lojtarë tanë ftohen në kombëtare”

11.11.2019 - 18:17

Një rast unik ndodh me futbollistët shqiptarë që luajnë në Europë. Kuqezinjtë kanë krijuar një “koloni” të vogël në Kroaci, më saktë në klubin kroat të Lokomotivës së Zagrebit.

Sot ky klub ka postuar një foto ku nxjerr gjashtë lojtarë, që janë thirrur me Kombëtaren. 5 prej tyre janë tek ekipet kombëtare të Shqipërisë, më saktësisht Myrto Uzuni me ekipin A, Enis Çokaj, Jon Mersinaj dhe Indrit Tuci te Shpresat, si dhe Albion Marku me ekipin U-20.

Ndërkohë, i gjashti Lirim Kastrati, që është thirrur nga ekipi U-21 i Kosovës. Klubi kroat ndërkohë, në foton e postuar ku duken të gjashtë lojtarët, vendos edhe shqiponjën e flamurit kombëtar, ndërsa shkruan:

“Jemi krenarë të njoftojmë se gjashtë nga lojtarët tanë janë thirrur me ekipet e tyre kombëtare”. E rrallë kjo për djemtë shqiptarë…!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN