MENU
klinika

"Lahuta"

Botohet në Francë kryevepra fishtiane

08.11.2019 - 17:27

     Përkthyer e plotë në gjuhën frënge, prej muajit shtator, në libraritë e Parisit do të gjeni poemën epike me nota të theksuara patriotizmi, ”Lahuta e Malcis”, e At’ Gjergj Fishtës./Konica.al

Pas një punë 2-vjeçare, i riu Abidin Krasniqi, bëri të mundur që për herë të parë, një nga kryeveprat e letërsisë shqipe, të mund të lexohet edhe në frëngjisht.

“Lahuta e Malcis” e shkruar në dialektin gegë, ka qenë e vështirë, por jo e pakuptueshme për Krasniqin, lindur në Paris, me nënë franceze dhe babanë nga Prizreni.

Tashmë, përkthyesi shqiptaro-francez ka marrë përsipër të publikojë në gjuhën frënge edhe disa vepra të tjera shqiptare, kryesisht të Fishtës.

 

 

Epopeja “Lahuta e Malcís” përshkruan luftrat e dy brezave, por këngët e saj më tepër tregojnë ngjarje të veçanta. Ajo nuk është një poemë me një kulmim të vetëm dhe me një hero kryesor, siç janë eposet e mëdha.

Heronjtë e Lahutës janë të shumtë: Oso Kuka, Marash Uci, Dedë Gjo Luli, Tringa, Abdyl Frashëri, Ali Pashë Gucia, që funksionalisht në vepër janë të ngjashëm, veshur me veçantitë dhe virtytet e shqiptarit.

Vepra nis me këngën për heroizmat e shqiptarëve për të mbrojtur tokat e veta nga sulmet malazeze, të përqendruara në Shqipërinë e Veriut, mirëpo vjen duke u zgjeruar në kohë dhe hapësirë, për të shtjelluar mjeshtërisht dhe me lirizëm të pashoq patriotik, ngjarjet e rëndësishme dhe cilësitë e shqiptarëve ndër shekuj.

 

Lahuta e Malcis – fragment

 

Ndihmo, Zot, si m’ ké ndihmue!

Pesëqind vjet kishin kalue

çëse të buk’rën këtë Shqipni

Turku e mbate në robni,

krejt tu’ e lá t’mjerën në gjak,                                                     5

frymën tue ia xanun njak,

e as tu’ e lanë, jo, dritë me pá:

kurr të keqen pa ia dá:

rrihe e mos e Ién me kjá:

me iu dhimbtë, po, minit n’ murë,                                             IO

me iu dhimbtë gjarpnit nën gurë!

Veç si ‘i dem, vu  n’lavër spari,

qi, ka’ e vret zgjedha e kulari

kah nuk bán m’e thekë strumb’llari,

s’ndigjon me tërhjekun m’pluer:                                                15

e tue dhanë kryq e terthuer,

tu’ i dhanë bulkut shum mërzi,

me u vu s’ ryset për hulli

e as me shoq ai pendë me shkue:

kështu Shqiptarët, të cilt mësue                                                20

s’i’n me ndejë rob nën zgjedhë t’huej,

pagë e t’dheta me i lá kujë:

por të lirë me shkue ata motin,

veç mbi vedi tue njohtë Zotin,

e as kurrkujë n’ keto troje t’veta                                             25

mos me i bâ kurr tungjatjeta,

n’braz me Turk   kurr nuk kanw rá

e as kurr pushkën   s’ia kanë dá;

por t’janë gri me tè e t’janë vrá,

si me kenë tu’ u vrá me Shkjá.                                                 30

E prandej si pat fillue

Turkut Ora m’ iu ligështue,

e nisë pat m’ iu thy’ atij hovi,

m’ qafë përditë tu’ i mbetë Moskovi:

e ato fiset e Ballkanit,                                                                    35

zunë me i dalë dore Sulltanit,

nisë Shqiptarët kanë me u mendue,

si Shqipninë me e skapullue

zgjedhet t’ Turkut: qi si motit

n’ato kohët e Gjergj Kastriotit,                                                      40

krejt e lirë kjo t’ishte, e askujë

n’daç t’jetë Krajl a Mbret i huej,

me i bâ kurr mâ tungjatjeta,

kurr me i lá ma pagë e t’dheta:

edhe Flamuri i Shqipnisë,                                                                45

si fletë Engj’lli t’Perendisë,

si ajo flaka e rr’fese zhgjetare,

me u suvalë prap n’tokë shqiptare.

Kur qe ai Knjazi i Malit t’Zi,

Knjaz Nikolla, ‘i gërxheli:                                                                 50

gërxheli, por belaçi:

na dyndë top, na dyndë ushtri

edhe del e bjen n’Shqipni,

për me   shtrue këto bjeshkë e  vërri,

shka merr Drinin për s’ të gjatit                                                      55

der’ n’ Kalá të Rozafatit,

ku ai me ngule do’ «trobojnicën»,

do’ m’ ia vu Shkodrës <kapicën»:

me bâ Shkodrën  Karadak,

mbasi ‘i herë ta kisht’ lá n’gjak!                                                      60

Ka ndejë Turku e këqyrë   haru,

pika-pika lotët tu’i   shkue,

kah s’ka Shkjaut si me i qindrue

se Moskovi e ka rrethue:

ka Stambollën muhasere!                                                                65

Bâjnë shtatë Krajlat   muzhavere

shoq me shoq, tue shartue zi

– si ata e zeza m’i pastë mb’lue! –

për të buk’rën ketë Shqipni,

si m’ ia lëshue n’dorë Malit t ‘Zi                                                         70

M’ kambë Shqiptarët atëherë t’janë çue.

Sa mirë n’armë na janë shtërngue!

T’ fortë kanë lidhë nji besë të Zotit,

si të Parët ua lidhshin motit

n’ato kohë t’ Gjergj Kastriotit:                                                           75

e ‘i kambë mbathë e tjetrën zdathë,

gjânë e gjallë pa grazhd mbyllë n’vathë,

diku ngranë, diku pa ngranë,

harrue grue, motër e nanë,

sy’n agzot, zemrën barot,                                                              80

e si ai plajmi me furi,

t’kanë rrâ ndesh Malit të Zi,

për t’ gjatë t’ Cemit n’ atë kufi,

ku edhe trimat t’janë përlá:

t’janë përla Shqiptarë e Shkjá,                                                   85

ballë për ballë ata tu’u vrá,

fyt-a-fyt, ofshé ! tu’ u pré:

tue mbetë shakull përmbi dhé,

mish për shpez e kaçubeta,

gjithku   kje ajo pika e djalit,                                                 90

gjithku   kjenë sokola malit,

pa kjá   m’ta as nanat e shkreta.

Veç se, po, me parzme t’veta

aty Shkjaut sulmin   kanë thye.

Mbasi Shkjaut sulmin kanë thye,                                      95

bajnë kuvend Shqiptarët n’mjet vetit

e ‘i fjalë t’madhe çuekan Mbretit:

se jo veç qi Knjaz   Nikollës

nuk i lájnë kurr pagë e t’dheta,

porsè as Mbretit të Stambollës                                        100

s’duen me i ba ma tungjetjeta,

e se dore duen   me i dalë:

se Sqipninë nuk po   e kisht’ falë

Perendia për çerkez,

Turq, manovë,   likurazez;                                                  105

por për   do sokola   mali,

qi «Shqiptarë» bota po i quete,

për ta gëzue këta djalë mbas djali,

der’ qi jeta mos t’u  shuete.

Turku fjalën e ka ndi’:                                                           110

se ç’asht mbushë ai me mëni!

 

Nga: Hera Lera

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush e shpalli pavarësinë në Lezhë, 3 dhjetor '12?

A ishte Prengë Biba Doda konkurrenti politik i Gjeto Çokut?

Gjergj Fishta me fjalët e fundit

“Jo për tjetër, por sepse po lë…”