MENU
klinika

Marrëdhëniet shqiptaro-turke

Kur Turqia refuzonte të njihte Mbretërinë shqiptare të Zogut

05.11.2019 - 07:37

Si ishin marrëdhëniet shqiptaro-turke pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë?

Kjo pyetje është e lidhur ngushtësisht me gjendjen e re që u përftua pas Luftës së Parë Botërore dhe etablimit të sistemit republikan në Turqinë e re të dalë nga gërmadhat e Perandorisë Osmane.

Duke vazhduar politikën otomane të mosnjohjes së realitetit të pavarur shqiptar, Turqia ishte e vetmja që kishte shmangur për dhjetëra vite urëzimin e marrëdhënieve diplomatike, shkruan Konica.al.

Ministri shqiptar Rauf beu ishte diplomati i parë shqiptar që u akreditua në Turqi, më 13 mars 1926.

Studiuesi turk Ahmet Ozgiray, autor i një studimi mbi marrëdhëniet turko-shqiptare prej vitit 1912 deri më 1938, vë në dukje se Turqia ndryshoi shpejt qëndrimin kur Ahmet Zogu u kurorëzua si mbret.

«Qeveria turke refuzoi të njihte mbretërinë e Shqipërisë, dhe tërhoqi ministrin turk nga Tirana», shkruan ai.

Presidenti turk Mustafa Kemal Ataturku në një intervistë për një gazetë parisiene kishte fyer rëndë Ahmet Zogun dhe kurorëzimin e tij si mbret.

«Ahmet Zogu, i cili për muaj të tërë e kishe soditur gjendjen me durim, vendosi që në tetor përfundimisht të tërhiqte të ngarkuarin me punë të Jashtme në Ankara për arsye ekonomike».Edhe në vitin 1930, qeveria turke i mëshonte politikës së saj për të mos njohur mbretërinë shqiptare. Asnjëri vend, sipas studiuesit Ozgiray, nuk kishte përfaqësues diplomatik në vendin tjetër.

Marrëdhëniet e ngrira mes mbretërisë shqiptare dhe Turqisë së Ataturkut nisën të «shkriheshin» vetëm kah viti 1933.

Një vit më vonë, Turqia dërgoi ministrin e saj të parë të akredituar në Turqi, Rushen Eshrefin, i cili kishte qenë njëri nga favoritët për fronin presidencial në Ankara.

Megjithatë jo gjithçka ecte vaj.

«Qëndrimi i Turqisë në lidhje me çështjen e pranimit të Shqipërisë në bllokun e Ballkanit nuk ishte as i qartë dhe as konsistent. Menjëherë pas përmbylljes së Paktit Ballkanik, Shqipëria nuk ishte ftuar për të nënshkruar për shkak të lidhjeve të veçanta me Italinë dhe vendimi i Konferencës së Ambasadorëve vendoste njëfarë kufize mbi sovranitetin e saj». /konica.al/

© Salih Mehmeti | Konica.al

Pasurohet oferta turistike e qytetit

Hap dyert Muzeu Etnografik i Kavajës

Nga Athina në Rumani e kthimi në atdhe

Jeta e trazuar e Lasgush Poradecit!

Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh

Nis Panairi i Librit 2024