Kjo ishte një ditë tragjike kjo për të gjithë kombin shqiptar, që është solidarizuar me dëmet fatale të tërmetit të fortë që goditi sot Shqipërinë.
Mes 15 viktimave dhe qindra të plagosurve, ka humbur jetën edhe një polic.
Ai është kryekomisari dhe pedagogu Bajram Hajdarmataj.
Hajdarmataj ka ndërruar jetë në krye të detyrës, teksa ishte ne Kavaleshencën e Ministrisë së Brendshme në Durrës.
Kreu i shtetit, Ilir Meta ka reaguar me një mesazh ngushëllimi për familjarët dhe kolegët e tij.
Mesazhi i Metës
Me keqardhje të madhe u shpreha sot përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, nga Kavaleshenca e Ministrisë së Brendshme në Durrës, ngushëllimet më të thella e të sinqerta, për humbjen e jetës në krye të detyrës të kolegut dhe pedagogut të nderuar, Bajram Hajdarmataj.
Jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta!