MENU
klinika

E mbajti lidhjen për tre vite dhe i dhuroi 10 mijë m2 në Xhafzotaj

Kush ishte Tanja, dashnorja moldave e Zogut

11.11.2019 - 07:01

Tania Visirova, kërcimtare e kabaresë “Foli Berzher” në Paris, një nga femrat më të bukura të kohës së saj, ka qenë për thuajse 3 vjet e dashura e Mbretit Zog.

Ajo erdhi në Tiranë e ftuar për të kërcyer në një teatër, por iu komunikua se do të kërcente për Mbretin Zog I.

Visirova që kishte marrë një pagesë mbresëlënëse pranoi dhe për 3 vjet mbeti në Shqiperi, duke u bërë e dashura e Mbretit Zog.

Visirova ka shkruajtur në kujtimet e saj se, Zogu nuk e detyroi kurrë që ajo të binte në shtrat me të, por ajo e bëri këtë me dëshirë.

“Ai ishte një burrë tërheqes dhe shumë xhentil”,– shkruan ajo. “Por bënte dashuri me protokoll”.

Visirova u rikthye në Paris, ku veç bizhuve dhe parave kash, mori si dhuratë nga Mbreti edhe 10 mijë metra katrorë tokë në Xhafzotaj.

Visirova njihej si një nga femrat më të bukura të kohës. Ajo kishte lindur në Besarabi, Moldavia e sotme dhe ishte transferuar në Francë ku vdiq në fillim të viteve ‘80!

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit