MENU
klinika

Profil/ Michael Bloomberg

Ky miliardier, 17 herë më i pasur se Trump, do të kërkojë postin e tij…

09.11.2019 - 19:14

Miliarderi ish-kryetari i Bashkisë së Nju-Jorkut Michael Bloomberg ka sinjalizuar se do të bashkohet në garën për të siguruar nominimin e Partisë Demokratike për president të SHBA.

Ai ka paraqitur dokumente përpara një afati kohor për zgjedhjet parësore Demokratike në Alabama.

Bloomberg, 77 vjeç, nuk e ka konfirmuar zyrtarisht kandidaturën e tij.

Sidoqoftë, zëdhënësi Jason Schechter u tha mediave amerikane se një njoftim “mund të vijë sa më shpejt javën e ardhshme”.

Ai do të hyjë në garë si një nga 17 kandidatët që shpresojnë të zgjidhen si kandidatët demokratë. Ish-nënkryetari Joe Biden është favoriti, i ndjekur nga senatorët Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren.

Komentet e tij erdhën pas disa muajsh debatesh mbi pabarazinë e pasurisë në SHBA, me Sanders dhe Warren duke njoftuar planet për ngritje të mëdha të taksave për miliarderë. Duke zbuluar propozimet e tij për taksat në Shtator, Sanders tha: “Miliarderët nuk duhet të ekzistojnë”.

Të premten, Presidenti Trump e përqeshi Bloomberg duke thënë se nuk mund të kishte askënd më të mire për të kandiduar  sesa Michaeli i vogël.

kolana e librave

Më mirë vonë se kurrë?

Bloomberg thuhet se është plotësisht i vetëdijshëm se një hyrje e tillë e vonuar në garë paraqet sfida në shtete si Iowa dhe New Hampshire, ku pretendentët e tjerë demokratë kanë bërë fushatë për muaj të tërë.

Në mars të këtij viti ai kishte thënë se nuk do të bashkohet me garën e vitit 2020.

Kush është Bloomberg?

Bloomberg ishte një bankier i Wall Street para se të fillonte të krijonte “perandorinë e botimeve” financiare që mban emrin e tij. Vlera e tij neto është 52bn $ (40bn b), sipas Forbes. Kjo është 17 herë më shumë sesa ajo e Trump (vlerësuar në 3.1 miliardë dollarë).

Ai organizoi një fushatë të suksesshme për postin e kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut në 2001, duke qëndruar në detyrë për tre mandate radhazi deri në 2013.

Si një filantrop, ai ka dhuruar miliona dollarë për kauza edukative, mjekësore dhe kauza të tjera.