MENU
klinika

Tashmë e ka bërë zgjedhjen e saj

La emisionin në mes të sezonit, ja ku do e shohim Einxhel Shkirën

12.11.2019 - 18:41

Muajin e kaluar, moderatorja Einxhel Shkira u largua nga rubrika e saj e “Beauty” në “E diell”.

Ajo tregoi se po largohej pasi nuk ndihej vetvetja dhe nuk mund të përfshihej plotësisht në prezantimin e kësaj rubrike.

Në deklaratën e saj, prezantuesja tregoi që  ndërkohë po shqyrtonte projekte të reja, të cilët do i përshtateshin me karakterin e saj.

“E çuditshme sa shpejt përhapet lajmi. Unë kam patur oferta ende pa finalizuar largimin tim nga ‘E diell’, por për momentin, po marr pak pushim dhe po i shqyrtoj gjërat ashtu siç nuk më karakterizon, me qetësi”, tregoi ajo.

Epo tani duket se Einxhel e ka bërë zgjedhjen e saj dhe së shpejti do e shohim në një emision sportiv.

“ABC News” ka  njoftuar se Einxhel do t’i bashkohet Gerti Çarçanit në emisionin “Pressing”, çdo të hënë dhe të enjte, në orën 22:00.

“Duke folur për gjithçka që është emocionuese në fushën e blertë, por edhe jashtë saj,” thotë Einxhel në video.