MENU
klinika

NBA

Lakers dhe Clippers dominojnë në Perëndim

04.11.2019 - 11:38

Los Angeles Lakers duket se janë pretendentët kryesorë këtë sezon në NBA. Vijon momenti i mirë i tyre në kampionat, që mori fitoren e pestë radhazi.

Kalifornianët mundën 103-96 San Antonio jashtë fushe, ndeshje e dominuar nga miqtë. LeBron James realizoi një “triple double”, me 21 pikë, 11 rebound e 13 asist, mbështetur edhe nga Davis me 25 pikë e 11 rebound.

Fiton edhe skuadra tjetër e Los Angeles, ajo e Clippers, që triumfoi 105-94 ndaj Utah Jazz, që bashkë me Lakers kryesojnë renditjen në Perëndim. Fitore e vështirë për Clippers, ku u dallua i zakonshmi Leonard me 30 pikë.

Miami, falë një loje të mirë kolektive (6 lojtarë mbi 12 pikë) arriti të triumfojë ndaj Houston me shifrat 129-100.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN