MENU
klinika

NBA

Lakers dominon me James-Davis, Warriors në krizë

09.11.2019 - 12:15

Los Angeles Lakers ka lënë pas sezonin zhgënjyes të vitit të kaluar, kur nuk arriti të futej në “play-off” dhe aktualisht po tregon dominimin në NBA.

Lakers vazhdojnë të jenë skuadra më e mirë aktualisht në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 95-80 ndaj Miami, ndeshje mes dy ekipesh pretendente këtë sezon.

Takim i dominuar nga kalifornianët, që patën epërsi gjatë gjithë kohës, me dyshen Davis-James që bëri diferencën në fushë (së bashku 51 pikë).

Pas kohës shtesë humbet skuadra e Golden State, që u mund 125-119 nga Minnesota, në një ndeshje spektakolare. Wiggins me 40 pikë ishte lider për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 52 pikët e Russell për miqtë (mungoi Curry).

Humbet skuadra e Milwaukee, humbja e tretë sezonale, që u mund 103-100 nga Utah Jazz, në një ndeshje të ekuilibruar. Bogdanovic me 33 pikë ishte shënuesi më i mirë për Jazz, ndërsa 30 pikët e 13 rebound të Antetokonumpo mbetën për statistikë.

Fitojnë edhe kampionët e Toronto, që mposhtën 122-104 Neë Orleans, ndeshje ku diferencën e bëri Siakam me 44 pikë e 10 rebound. Ndërsa Denver, falë 26 pikëve të Jokic, mundi 100-97 Philadelphia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN