MENU
klinika

Nga Muharrem Salihu

Lëngimi i vazhdueshëm i Medvegjës

20.11.2019 - 15:19

Pasivizimi i adresave të qytetarëve shqiptarë të Medvegjës, për fatin e keq tonin, nuk përbën më lajm të ri.

Pasi kjo gjë po ndodh prej më shumë se katër vitesh, në mes të ditës me diell dhe në mes të heshtjes totale të dy qeverive shqiptare, të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Qeveria e Serbisë, po zbaton pazhurmë një strategji të qartë dhe me veprime konkrete po arrin të shpopullojë zytarisht Medvegjën në kohë negociatash për integrim, në dhjetvjeçarin e dytë të shekullit XXI; duke realizuar një plan të kahershëm në kushte “paqe”; dhe po punon të realizojë zbrazjen e Medvegjës në heshtje, atë që nuk arriti ta realizojë me luftë e me zhurmë.Në më pak se 4 vjet, janë pasivizuar, hequr, fshirë, zhdukur mbi 4,000 adresa të qytetarëve tëMedvegjës.

Në kuadër të “rregullit për rezidentët”, qeveria qendrore serbe si ideatore dhe qeverialokale serbe në Medvegjë si zbatuese, kanë fshirë nga regjistrat e gjendjes civile mbi 4,000 qytetarëkombësi shqiptare në Medvegjë, që kanë njëkohësisht edhe shtetësinë e Serbisë. Efektet e dëmshme tëkëtij veprimi u shfaqën në zgjedhjet lokale në Medvegjë, kur shqiptarët ishin 4000 më pak votues se 4 vite më parë, për pasojë përfaqësimi i tyre në kuvendin komunal ra me 8 anëtarë të pak në krahasim meperiudhën e mëparshme zgjedhore. Efekti i dytë i shkeljes së të drejtës elementare të shqiptarëve në Medvegjë është konfiskimi i pronave.

Nëse një individ rezulton pa adresë fizike, ai nuk ka rezidëncën në atë vend; nëse nuk është shtetas rezidentë, atëherë ai nuk njihet zyrtarisht si shtetas i Republikës së Serbisë; nëse nuk është shtetas serb, ai nuk mund të marrë asnjë dokument civil identifikimi nga institucionet administrative;nëse nuk ka mjet identiteti, atëherë individi nuk mund të kryejë veprime ligjore; nëse nuk kryenveprime ligjore, ai nuk mund të përfaqësohet, nuk mund të kryej blerje – shitje prone të lauajtshme apo të paluajtshme, nuk mund të kryejë veprime financiar, etj. e thënë thjeshtë, ai për shtetin është inekzistent.

Raste të tilla në Medvegjë po shtohen çdo ditë e më shumë. P.sh. para tre diteve u përsërit rast i njëjtë, kur palës shqiptare të persekutuar përmes pasivizimit të adresave në Medvegjë, nuk ju mundësuavazhdimi i regjistrimit të automjetit, me arsyen se ky person nuk egziston në sistemin e regjistrit civil.Ky shtetas shqiptar i Republikës së Serbisë, ka mbi 6 muaj që përcjellë ankesë pas ankse për të mbrojtur të drejtën e tij, por si përgjigje ka marrë vetëm rrefuzime, ndaj sorrollatet nga një sportel administrative në një tjetër.

Të gjitha kërkesat e tijë janë refuzuar në mënyrë të vazhdueshme, gjë e cila po e përball atë me një situatë të re rrisku, pasi rrezikon të humbasi pronën (shtëpinë) në Banjë të Siarinës.Çdo lloj dokumentacioni që ky individ po lëshon, po vlerësohet si i pavlefshëm ligjërisht dhe autoritetet vendore po i përgjigjen, shkurt, prerë dhe pa rrugëzgjidhje: “një autorizim i lëshuar nga një person qe nuk ekziston, është i pavlefshëm”.

Ky rast nuk është i izoluar, sepse ka mijëra shqiptarë të Medvegjës që tashmë e kanë gjetur veten padokumenta dhe rrezikojnë të humbasin pronat e tyre, makinat, shtëpitë, tokat, përdorimin e llogarivebankare, sigurimet shëndetësore e shoqërore që kanë paguar deri tani.

Dhe e gjitha kjo, sepse janëshqiptarë dhe po përpiqen të ruajnë trashëgiminë e tyre që ju kanë lënë të parët. Përballë kësaj situate të vështirë që po kalojmë ne shqiptarët në Medvegjë, Tirana dhe Prishtina poheshtin! Ajo që na vret edhe më shumë ne si Medvegjas , është heshtja vrastare e qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, ndaj një Medvegje që po lëngon në vazhdimësi. Të shpresojmë se kjo gjendje të ndalojë… dhe veprimet e dy qeverive të jenë konkrete dhe në mbrojtje të Medvegjasëve.

Muharrem Salihu
Medvegjë 19,11,’19