MENU
klinika

Mundësia për nënshkrimin e koalicionit

Takohen sot liderët e VV dhe LDK

28.11.2019 - 14:12

Liderët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të takohen sot në ora 16:00 në hapësirat e Kuvendit të Kosovës për të folur për koalicionin që mund t’i çojë së bashku në qeveri për katër vitet e ardhshme.

Burimet kanë konfirmuar se në këtë takim do të marrin pjesë krerët me të lartë të të dy partive dhe do të flitet për çështje të nivelit politik.

Sipas mediave kosovare gjasat që sot të nënshkruhet koalicioni janë të pakta, megjithatë një gjë e tillë nuk përjashtohet.

Ky takim në mes të LVV-së dhe LDK-së vjen një ditë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Në takimin e fundit që kishin pasur Isa Mustafa dhe Albin Kurti kishin deklaruar se pas certifikimit të rezultateve, brenda një afati prej 72 orësh do të takohen për të diskutuar rreth arritjes së një koalicioni, meqenëse diskutimet në nivel ekspertësh kanë përfunduar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Po mundësia për kalim në opozitë?

‘Koalicioni i mundshëm’ Mustafa: Pres certifikimin


“Rusia e Kina kanë zgjeruar ndikimin në rajon”

Kurti: Serbia do të jetë rrezik për sigurinë e Kosovës dhe…

Deri tani 13 persona kanë humbur jetën

Pamjet/ Shembet streha në stacionin hekurudhor në Serbi

"Projektligjet për serbët në Kosovë nuk i shkelin zotimet e dialogut"

U kritikua nga SHBA dhe BE, reagon Serbia