MENU
klinika

"Operacion jashtëzakonisht i ndërlikuar"

Lleshaj: Alvin i shpëtoi ferrit

08.11.2019 - 10:12

Në një konferencë të përbashkët me autoritetet italiane në lidhje me shpëtimin e vogëlushit Alvin Berisha nga kampi Al-Hol i Sirisë, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj foli për një operacion të vështirë, që mori vëmendjen e dy kryeministrave Rama dhe Conte.

“Sot është një ditë e rëndësishme që fillon me kthimin e Alvin Berishës i cili ka arritur ti largohet ferrit ku ka jetuar dhe ka humbur një pjesë të fëmijërisë së tij. Falë angazhimit të gjithë aktorëve është kthyer pranë familjes së vet.Ka qenë operacion jashtëzakonisht i ndërlikuar ku janë përfshirë aspekte të rëndësishme.Operacioni ka marrë vëmendjen e dy kryeministrave, Conte dhe Rama.Ka pasur dhe një dimension të rëndësishëm diplomatik ku janë përfshirë të gjithë ambasadat tona.”– tha Sandër Lleshaj.