MENU
klinika

75-vjetori i çlirimit të Tiranës

Luan Rama: 17 nëntori, “medalje krenarie e luftës balliste” për çlirimin e Shqipërisë

17.11.2019 - 15:57

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama, Luan Rama ka kujtuar sot 75-vjetorin e çlirimit të Tiranës. Me një shënim në facebook, Luan Rama shkruan se 17 nëntori i vitit 1944, është si “medalje krenarie e luftës balliste” për çlirimin e Shqipërisë.

Rama shkruan se në themelet e lirisë së Tiranës, qëndron gjaku i ballisteve dhe ballistëve trima që u flijuan për çlirimin e atdheut, ndërsa shton se  ëndërra e tyre rri si “amanet në poturet e Edi Ramës”.

luan-rama-701x468-1

Postimi i plotë:

17 nëntori i vitit 1944, si “medalje krenarie e luftës balliste” për çlirimin e Shqipërisë.

Sot është 75-vjetori i çlirimit të Tiranës. Brigadat, divizionet dhe korparmatat balliste me në krye Mid’hat Frashërin dhe Kadri Cakranin, me “vendosmërinë, heroizmin, atdhedashurinë dhe sakrificat” e tyre të panumërta, ia dolën t’a shporrnin pushtuesin nazistë dhe bashkëpunëtorët e tyre partizanë, dhe çliruan kryeqytetin.

Në themelet e lirisë së Tiranës, qëndron gjaku i ballisteve dhe ballistëve trima që u flijuan për çlirimin e atdheut dhe ëndërra e tyre si amanet në poturet e Edi Ramës, që jargavitet pas kufomës së Mid’hat Frashërit!