MENU
klinika

Ja kush kryeson...

Luftë për ajrin e pastër, lumë protestash në Shkup

30.11.2019 - 13:35

Në Shkup mbrëmë u zhvillua marsh protestues për ajër të pastër me sloganin “Revolucioni i Gjelbër”. Protestuesit kërkuan nga institucionet kompetente efikasitet në luftën kundër ajrit të ndotur. Organizator i këtij Marshi janë aktivistët qytetar nga Shkupi, Manastiri, Tetova, Gostivari, Strumica, Novosella, Struga, Ohri dhe qytete e vendbanime tjera.

Numri i kërkesave të tyre arrin në 250 dhe të gjitha kanë të bëjnë me ekologjinë, gjegjësisht me institucionet adekuate, të cilët duhet t’i përmbushin kërkesat në afatet konkrete. Kjo protestë filloi nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH). Aktivistët ekologjikë presin që sonte të arrihet bashkim, siç theksuan ata për ardhmëri më të mirë të fëmijëve të tyre. Si pjesë e 12 pikave të nxehta ekologjike, ata e theksuan problemin me mbetjet kimike në fabrikën e Ohisit, e cila sipas tyre është një lloj i bombës bërthamore, në vetëm katër kilometra prej Shkupit. Rreth kësaj çështje shumë të rëndësishme, sipas aktivistëve ekologjikë, të gjithë qeveritë e tanishme kanë treguar neglizhencë. Itinerari i Marshit protestues për ajër të pastër “Revolucioni i Gjelbër”, nga MMJPH, destinacionin përfundimtar e ka para godinës së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Protestuesit kërkuan nga institucionet kompetente efikasitet në luftën kundër ajrit të ndotur. Organizator i këtij Marshi janë aktivistët qytetar nga Shkupi, Manastiri, Tetova, Gostivari, Strumica, Novosella, Struga, Ohri dhe qytete e vendbanime tjera. Numri i kërkesave të tyre arrin në 250 dhe të gjitha kanë të bëjnë me ekologjinë, gjegjësisht me institucionet adekuate, të cilët duhet t’i përmbushin kërkesat në afatet konkrete.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN