08.11.2019 - 11:35
Për shkak të rreshjeve të shiut gjatë 24 orëve të shuara lumi Ishëm ka dalë gjatë natës nga shtrati në fshatrat Murqinë dhe Mallkuc të Fushë-Krujës.
Uji ka hyrë në toka bujqësore dhe të mbjella. Ndërkohë është bllokuar rruga e lagjes fundore të fshatit Murqinë.
Deri më tani nuk raportohen dëme në banesa apo njerëz.