MENU
klinika

Europa League

M.United e zgjidh lehtë, Roma thyhet në limit

07.11.2019 - 22:55

Kanë përfunduar ndeshjet e katërta në grupet e Europa League, ku dita e sotme ka dhuruar edhe surpriza. Megjithatë, pretendentë kryesorë, si Sevilla, Manchester United dhe ndonjë tjetër, kanë fituar me lehtësi.

Kështu, Manchester United ka fituar 3-0 ndaj serbëve të Partizanit. Djajtë e Kuq thuajse e zgjidhën takimin që pjesën e parë, kur shënuan Grenëood dhe Martial. Në fillimin e së dytës Rashford shënoi golin e tretë dhe inkasoi tri pikë, që vlejnë për kreun e grupit.

Roma është mposhtur në minutën e pestë shtesë. Monchegladbach ka shtangur italianët në limit 2-1 dhe tashmë me të drejtë kërkojnë kualifikimin nga grupi. Një pikë do të kishte vlerë për ekipin italian, por Roma bie në Gjermani.

Fitore tenistike për Espanyol, që mposht 6-0 bullgarët e Ludogorets, me këta të fundit që e mbyllën ndeshjen me 9 lojtarë. Porto ka pësuar një tjetër humbje, kësaj radhe në fushën e Rangers.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN