MENU
klinika

"NATO-s i ka ngordhur nervi"

Macron i qëndron fjalëve të tij: Duhet të zgjoheshim

28.11.2019 - 16:53

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se i qëndron fjalëve që ai tha tre javë më parë kur tha se NATO-s i “ka ngordhur nervi”.

Ai tha se anëtarët e aleancës kishin nevojë për një “zgjim” pasi ata nuk po bashkëpunonin më për disa çështje kryesore.

Aleatët thanë se nuk binin dakord me vlerësimin e tij.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha që Macron “përdori fjalë shumë të rënda” dhe tha se ajo nuk mendonte se “gjykime të tilla ishin të nevojshme”.

Macron tha se duhet shtuar bashkëpunimi i mbrojtjes midis vendeve evropiane.

Ai gjithashtu ka kritikuar dështimin e NATO-s për t’iu përgjigjur ofensivës nga Turqia, gjithashtu një anëtare e NATO, në veri të Sirisë.

Macron foli në një konferencë shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, një javë para se udhëheqësit e aleancës të takohen për 70-vjetorin e saj.

“Unë i qëndroj fjalëve sepse besoj se ishte e papërgjegjshme nga ne që të vazhdonim të flisnim për çështje financiare dhe teknike duke pasur parasysh me çfarë përballemi aktualisht,” tha ai.

“Një thirrje zgjimi ishte e nevojshme. Unë jam i kënaqur që u dha, dhe unë jam i kënaqur që të gjithë tani mendojnë se duhet të shqyrtojmë më mirën qëllimet tona strategjike.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Stoltenberg tregon përpjekjet e aleancës

“NATO përgatitet t’u përgjigjet sfidave të reja”

Problemet me shpenzimet e mbrojtjes

Çfarë kërkon Macron nga NATO?