MENU
klinika

Rrëfimi i bomberit kolumbian Asprilla

“Mafia më kërkoi të vrisja portierin Chilavert”

13.11.2019 - 20:53

Një ngjarje që ka ndodhur në kualifikueset për Botërorin e vitit 1998 është treguar nga ish-sulmuesi kolumbian i Parma-s, Faustino Asprilla, në një dokumentar të bërë për jetën e tij, të titulluar “Faustino, Il Grande”.

Bomberi kolumbian ka zbuluar një detaj shokues që ka lidhje me mafian. 50-vjeçari tregoi se, pas një sherri me portierin dhe kapitenin e Paraguajit, Chilavert, një mafioz i kishte shkuar në hotel dhe i kishte kërkuar autorizimin për ta vrarë atë.

Në një ndeshje eliminatore për Francë 1998, unë dhe Chilavert patëm një zënkë në fushë dhe u ndëshkuam të dy me karton të kuq, ndonëse nën një reagim të ashpër të publikut.

Pas ndeshjes më erdhi në hotel një njeri i mafias, i njohur me pseudonimin Julo Fierro, i cili më kërkoi autorizim për të vrarë portierin e Paraguajit. ‘Ti je i çmendur. Gjithçka që ndodh në fushë, mbetet brenda saj’, i thashë”, – tregoi sulmuesi në rrëfimin për jetën e tij.

Faustino Asprilla, me një karrierë rreth 17-vjeçare si profesionist, arriti të luajë për 5 sezone me Parma-n dhe dy me Neëcastle United, ndërsa pjesën tjetër të karrierës ka qenë pjesë e skuadrave amerikano-jugore.