MENU
klinika

Premier League, java 14

Manchester City ndalet sërish, titulli më larg

30.11.2019 - 15:27

Manchester City ka vuajtur në transfertën e vështirë në Neëcastle dhe kjo shihet edhe nga rezultati final, 2-2. Një ndalesë që ndikon shumë në renditje, pasi Liverpool ka mundësinë të shkëputet akoma më shumë.

Sterling kaloi “Qytetarët” në avantazh në minutën e 22-të, por pas 3 minutash vendasit barazojnë dhe pjesa e parë mbyllet në shifrat 1-1.

Në dytën kishte vetëm një skenar, me City-n që sulmonte dhe Neëcastle që përpiqej të bënte ndonjë gjë me kundërsulm. Në 82’, De Bruyne rikthen avantazhin për miqtë.

Kur u mendua se City mori 3 pikë në këtë transfertë, Neëcastle nuk dorëzohet dhe në 88’ barazon me Shelvey. Miqtë përpiqen të bëjnë dicka në minutat e mbetura, por ndërkohë rrezikojnë prapa dhe për pak sa nuk e humbën ndeshjen.