Drejtori i Zyrë e Qeverisë për Kosovën, Marko Gjuriç, tha pas bisedimeve me përfaqësuesit e Listës Serbe në Kosovë, se serbët nuk do të marrin pjesë në asnjë koalicion nëse dikush i trajton si qytetarë të rendit të dytë.
“Nëse presioni mbi ta intensifikohet pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës, ata do të përgjigjen me rezistencë paqësore dhe jo të dhunshme duke lënë të gjitha institucionet e përkohshme të Kosovës në të cilat aktualisht punojnë”, – tha Gjuriç.
“Në rastin e presioneve të reja ndaj institucioneve, shkollave, kujdesit shëndetësor, lirisë së lëvizjes, mosnjohjes së dokumenteve, të gjithë serbët në mjediset serbe në Kosovë do t’i lëshojnë institucionet e Prishtinës në formë solidariteti. Përfundimi tjetër është se presioni ndaj serbëve është intensifikuar, përmes shpalljes së ndalimit të automjeteve serbe, mosnjohjes së dokumenteve, për të bërë presion mbi Serbinë për të njohur pavarësinë e Kosovës”,- tha Gjuriç.
Marko Gjuriç tha gjithashtu se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është një “ujk me lëkurë qengji” dhe se agjenda e tij politike mund të rezultojë edhe më shkatërruese për popullin serb në Kosovë.