MENU
klinika

"E shtrëngon me trishtim dheun shqiptar"

Gazeta franceze: Mbretin Zog, mbante në zemër tokën shqiptare

23.11.2019 - 11:26

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Nëntor 2019

“La Voix du combattant et de la jeunesse” ka botuar, të shtunën e 5 gushtit 1939, në faqen n°2, një shkrim ku ka zbuluar asokohe një fakt të rëndësishëm dhe të panjohur për mbretin Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti në mërgim

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë erdhën nga Riga në Suedi.

Ata i përshtaten mërgimit, por qëndrojnë të denjë në fatkeqësinë e tyre mbretërore.

Mbreti ka fituar të gjitha simpatitë falë dinjitetit të tij dhe mbretëresha falë buzëqeshjes së saj, ndërsa princi trashgimtar është një buçko ngjyrë rozë.

Njëqind e një valixhe ndjekin udhëtarët mbretërorë, dhe disa prej tyre tërhoqën vëmendjen e policisë veçanërisht, ato që përmbanin ar dhe bizhuteri : pasurinë mbretërore shqiptare në udhëtim.

Patriot dhe i ndjeshëm, mbreti Zog ka gjithashtu një qese me tokë shqiptare, të cilën e shtrëngon me trishtim pranë zemrës së tij dhe kurrë nuk e largon prej aty.

Letër dashurie e Oscar Wilde për Lord Alfred Douglas

“Këtij vendi të bukur i mungon veç ti”

Mark Twain, emri i madh i letërsisë amerikane

”Unë erdha në ketë botë me Kometën Halley”

Me histori disa mijëra vjeçare

Xhubleta shqiptare në UNESCO