Prokuroria e Krimeve te Renda ka vendosur të mbyllë hetimet për një nga grupet e dosjes 339, që ka lidhje me abuzimin e pronave në Tale, Shëngjin dhe Ranën e Hedhun.
Pjese e këtij grupi është dhe ish-deputeti i PS në Lezhë, Arben Ndoka dhe disa prej familjarëve të tij, që kanë shërbyer si zyrtarë në Lezhë.
Ndoka dhe të pandehurit e tjerë do paraqiten në Prokurori për t’ju komunikuar akuza.
Veprat penale që akuzohen janë “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal.
Te pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234.548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetar.
Mes te pandehurve janë Gjevi Ndoka, Erald Osmaci, Bledar Cara, Bled Ndoka, Lule Zeneli e persona të tjerë.
Arben Ndoka u ndaua bë pasditën e 21 tetorit të vitit 2018, së bashku me të vëllanë, Xhevahir Ndoka.
Në mars të atij viti, policia e Lezhës arrestoi edhe disa persona për skandalin me pronat në zonën e Ranës së Hedhun.
Mes të prangosurve ishte dhe Gjokë Ndoka, kryetar i Këshillit të qarkut dhe President i klubit të Besëlidhjes, njëherësh xhaxha i Arben Ndokës.
Në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj.
Në atë kohë u arrestuan 12 persona. Prej tyre 9 ishin zyrtarë të bashkisë dhe drejtorisë së bujqësisë në Lezhë, ndërsa tre të tjerë përfitues të paligjshëm të pronave.
Dorëzimi mandatit
Në shtator të vitit 2015, Arben Ndoka dorëzoi mandatin e deputetit, pasi u prek nga ligji i dekriminalizimit, pasi kishte një dënim në Itali.