MENU
klinika

Dhurata e Hitlerit

“Me fat, kush blen makinën e një mbretëruci shqiptar…”

22.11.2019 - 12:58

       Nga Aurenc Bebja*, Francë 

Gazeta “Les Etoiles” ka botuar, të martën e 3 dhjetorit 1946, në faqen n°2, një lajm të marrë asokohe në gazetën britanike “The Autocar” në lidhje me vënien në shitje të mercedezit të mbretit Zog, një dhuratë e Adolf Hitlerit kur ai u martua.

Pavarësisht opinionit të gazetës franceze për mbretin Zog, shkrimi, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar, jep detaje mbi llojin (serinë) e makinës dhe çmimin e saj :

 

Tradhtia në qendër të vëmendjes

“Në gazetën britanike “The Autocar”, lexojmë këtë njoftim shumë sugjerues : “Në shitje Mercedez i 1938, tip 540 K, makinë e shkëlqyer e prodhuar pa probleme financiare, e ofruar nga Adolf Hitleri për mbretin Zog të Shqipërisë. Çmimi: 3,250 sterlina…”.

1.623.000 franga, nuk është ndonjë shumë aq e madhe për fatin që do të ketë blerësi i ardhshëm të drejtojë makinën e një mbretëruci tradhtar, mbështetës i kriminelit më të madh të historisë.

Dhe aq më tepër, po me të njëjtën makinë, ai pati guximin të paraqitej, në qershor të 1940, para popullit anglez, ndërsa ky i fundit po luante fatin e tij duke luftuar ndaj Hitlerit dhe po me këtë automjet, në shkurt të 1946, ai u paraqit në oborrin e mbretit Faruk të Egjiptit.

Hitleri u dhuroi bashkëpunëtorëve të tij vetëm një duzinë makinash të këtij lloji, prandaj është nder mjaft i rrallë të kesh një të tillë! Dhe kjo gjë, natyrisht, paguhet…”

www.darsiani.com/la-gazette/the-autocar-1946-mercedezi-i-mbretit-zog-dhurate-e-adolf-hitlerit-eshte-vene-ne-shitje-ekzistojne-vetem-12-te-tille-dhe-ja-sa-kushton

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç’tha për kërkesën për azil dhe Shqipërinë?

“Populli do ta bëjë detyrën…”, Mbreti Zog përballë 40 gazetarëve

“Si u ngatërrua çlirimi, me lirinë individuale dhe atë të vendit”

“Zogu merrte ajkën…” Qëndrimi i Isuf Kalos për Mbretin Zog