Megjithëse përshkallëzimi i shpejtë i dhunës në Hong-Kong duket mjaft i tmerrshëm, gjërat mund të jenë përkeqësuar.
Komunikatat e fundit tregojnë se Presidenti Kinez Xi Jinping po planifikon të shtrëngojë kontrollin e tij mbi ish-koloninë Britanike me çdo kusht.
Së pari, qeveria qendrore e Kinës do të “kontrollojë dhe sundojë”, duke përdorur “të gjitha fuqitë që i janë dhënë në bazë të kushtetutës dhe Ligjit Themelor”, mini-kushtetutës që përcakton statusin e Hong-Kongut. Së dyti, ai “do të ndërtojë dhe përmirësojë një sistem ligjor dhe mekanizëm zbatues për të mbrojtur sigurinë kombëtare” në të dy rajonet e veçanta administrative.
Disa ditë pas komunikatës, plani i CPC për të kërkuar kontrollin mbi Hong-Kong u bë më i qartë kur publikoi tekstin e plotë të rezolutës të miratuar nga Komiteti Qendror i saj. Qeveria qendrore e Kinës synon të ndryshojë procesin për emërimin e shefit ekzekutiv të Hong Kongut dhe zyrtarëve kryesorë, dhe të reformojë sistemin që rregullon se si Komiteti i Përhershëm i Kongresit Popullor të Kinës interpreton Ligjin Themelor. Gjithashtu do të thellojë integrimin ekonomik të Hong-Kongut me kontinentin dhe do të zgjerojë programet e “arsimit” për të kultivuar një “vetëdije kombëtare dhe frymë patriotike”.
Me fjalë të tjera, ata kanë vendosur në mënyrë efektive të braktisin modelin “një vend, dy sisteme”, të cilin Deng Xiaoping premtoi ta mbështesë për 50 vjet pas kthimit të Hong-Kongut në sundimin kinez në 1997.
Udhëheqësit e Kinës duhet të dinë që do të përballen me një rezistencë të fuqishme. Dhe nëse protestat në vazhdim kanë treguar diçka, ajo është se njerëzit e Hong-Kongut nuk do të dorëzohen pa luftuar.
Ndërsa CPC përpiqet të ushtrojë kontroll të plotë mbi Hong-Kong, demonstrata edhe më të mëdha, mund të shfaqen.
Qyteti do të zhytet edhe më shumë në kaos dhe do të bëhet i paqeverisshëm.
Ajo që Xi duket se nuk e kupton është se sa do t’i dëmtojë kjo qasje. Në fund të fundit, Kina mund të humbasë pjesën më të madhe të aksesit në sistemin global financiar pasi vendet rishikojnë marrëdhëniet e tyre me Hong-Kongun.
Tashmë, Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara ka miratuar një projekt-ligj që, nëse gjithashtu miratohet nga Senati, do të mandatonte një rishikim vjetor nga Departamenti i Shtetit për të përcaktuar nëse Hong-Kongu mbetet aq autonom për të justifikuar statusin e saj të veçantë.
Ndërsa qeveria qendrore e Kinës shkeltë drejtat e Hong-Kongut, më shumë demokraci perëndimore, përfshirë ato që kanë hezituar të mbështesin përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump për të kontrolluar Kinën, ka të ngjarë të mbështesin sanksione gjithëpërfshirëse ekonomike.
Duhet të jetë e qartë se ky do të ishte një zhvillim shkatërrues për Xi dhe CPC, legjitimiteti i të cilit varet nga rritja e vazhdueshme ekonomike dhe përmirësimet në standardet e jetesës.
Dy vjet më parë, Xi deklaroi se deri në kohën kur Republika Popullore të festojë njëqindvjetorin e saj në 2049, ajo duhet të jetë një “vend i madh modern socialist” me një ekonomi të përparuar.
Por nëse qeveria qendrore e Kinës nuk përmbushë detyrimet e saj ndaj Hong-Kongut, ky qëllim ka të ngjarë të bëhet më shumë sesa një ëndërr e largët.
Minxin Pei është një profesor i qeverisë në Kolegjin Claremont McKenna dhe pjesë e Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara.