MENU
klinika

Përgjigjet Kraja

“Me nobelistin Handke jeni në anën e errët të historisë”

25.11.2019 - 13:05

      Kreu i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, i ka shkruar edhe një letër Akademisë Suedeze për çmimin Nobel që i është dhënë Peter Handkes.

Kraja në letrën e parë kishte kërkuar që të anulohet Nobeli dhënë shkrimtarit Handke.

Një muaj më vonë ASHAK mori një letër nga Akademia suedeze, ku shkruhej se çmimi “Nobel” për letërsi i është dhënë Peter Handkes, për veprën që ka krijuar dhe jo për personalitetin e tij.

Kraja i është përgjigjur kësaj letre, duke i thënë se ka mbetur thellësisht i zhgënjyer, për mënyrën sesi, sipas tij, janë keqpërdorur parimet për të arsyetuar një dështim të pashembullt.

Duke mos qenë afër zhvillimeve në Ballkan, ju duket se nuk e keni ndërmend të kuptoni se duke mbrojtur Handken, ashtu siç bëni në letrën tuaj, ju mbroni Millosheviçin dhe duke mbrojtur Millosheviçin, ju mbroni gjenocidin, dhe duke mbrojtur gjenocidin, ju jeni pozicionuar në anën e errët të historisë, duke ngritur në piedestalin më të lartë një shkelës të egër të vlerave humane”, – ka thënë Kraja, në këtë letër.

 

Më poshtë, gjeni letrën e plotë: