“Shto ujë, shto miell”. Me këtë frazë të tipike shqiptare, të shkruar në shqip e nis shkrimin media italiane “ilfattoquotidiano”, e cila i ka kushtuar një artikull tragjedisë që ndodhi në Shqipëri, ku tërmeti i së martës shkaktoi 49 viktima dhe la pas qindra të plagosur.
Teksa nxjerr në pah problemet me ndërtimet pa kriter, media italiane arrin në përfundim se ky është shkaku që ky tërmet pati viktima. Mes të tjerash media italiane flet edhe për infrastrukturën e forcave të kërkim-shpëtimit shqiptar, ndërsa shton se; Po të mos ishin të huajt, viktimat do ishin nxjerrë me duar ose me lopata.
ARTIKULLI
Në një vend që vazhdon të rritet, zjarrfikësit, mbrojtja civile dhe Kryqi i Kuq të angazhuar në operacionet e shpëtimit mbështeten në tregimet e të mbijetuarve për të mësuar rreth formimit të strukturave të shembura. Dhe në spitale jepet alarmi; “Nuk ka hapësira, pacientët janë “parkuar” përgjatë rrugicave”.
“Shto ujë, shto miell”. Për të përgatitur byrekun, byrekun e shijshëm tipik të Shqipërisë dhe Ballkanit (secili vend pretendon se e përgatitë atë më mirë se të tjerët, siç është Bakllavaja e Lindjes së Mesme dhe kuskusi i Afrikës së Veriut). Thënia tipike shqiptare përkthen në mënyrë të përkryer kuptimin e përdorur në realizimin e shumicës së ndërtesave në Tokën e Shqiponjave pas rënies së komunizmit, duke filluar në dhjetor të vitit 1990. Popullsia e tërë ka lëvizur nga fshatrat dhe malet e veriut dhe jug-lindja duke zgjeruar dy qytetet kryesore, Durrësin dhe portin e tij, dhe mbi të gjitha kryeqytetin, Tiranën.
Sot ky qytet (Tirana) është afër një milion banorë, 1/3-ta e popullsisë shqiptare, një vend që shtrihet në një sipërfaqe prej 28 mijë kilometra katrorë (jo më shumë se Siçilia). Që nga fillimi i viteve ’90 territori i kryeqytetit u zgjerua, duke i dhënë hapësirë një periferie të çrregullt, obsesive dhe estetikisht të shëmtuar. Ndërtesat deri në pesëmbëdhjetë kate të larta, pa asnjë urbanizim, të dizajnuar nga inxhinierë dhe arkitektë me pak prirje drejt estetikës.
Të tjerët shtëpinë e ndërtojnë hap pas hapi, si në rastin e ndërtesës së shembur pak larg qendrës së Durrësit (Në Kënetë), e cila varrosi 9 viktima. Ashtu si të gjitha ndërtesat e shkatërruara nga tronditja e orës 3:54 e së martës, me magnitudë 6.4, ndërtimet e kohëve të fundit, kanë pasur shtesa të rrezikshme.
Përpjekjet për ndihmë kanë nxjerrë në pah të meta organizative mbresëlënëse që po të mos ishte për ndërhyrjen e Brigadës së Zjarrit, Mbrojtjes Civile, Kryqit të Kuq nga gjysma e Evropës Perëndimore, ka të ngjarë që në Shqipëri do të ishte gërmuar me dorë ose me lopata.
“Zakonisht, para se të fillohet një ndërhyrje për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat – shpjegon një prej policëve italianë të kërkim-shpëtimit, i cili ishte në terren për 3 ditë në Durrës,- teknikët tanë kontaktojnë ata të Komunave për të siguruar hartat kadastrale të ndërtesave. Kjo për të marrë një ide se si është ndërtuar shtëpia. Por ata (komuna) u përgjigjën se nuk ka dokumente kadastrale dhe se për çdo informacion duhet të mbështeteshim tek vendet ku gjendeshin të mbijetuarit. Ky është niveli”.
Sot po vajtohen të vdekurit, por tragjedia është shembulli klasik i ndërtimeve pa kriter dhe pa kontrolle. Dy hotelet që u rrëzuan në Golem, përgjatë bregdetit në jug të Durrësit, ‘Vila Palma’ dhe ‘Miramare’, ishin gjysmë të zbrazët: “Viktimat do të ishin dhjetëra në mes të verës. Unë e di historinë e atyre hoteleve, veçanërisht të Vila Palma, ku me çdo kusht të pronarëve për ta kthyer nga një ndërtesë banimi në një hotel të madh, jashtë rregullave. Askush nuk e ka kontrolluar dhe pasojat janë të dhimbshme ”, thotë Irvi Hyka, pedagog në Universitetin e Durrësit.
Duke folur për shëndetin, spitali rajonal i Durrësit pësoi një shembje, siç ishte një nga dhoma e urgjencës.
Burimi: Ilfattoquotidiano