MENU
klinika

Po përçahet familja mbretërore?

Meghan dhe Harry nuk do t’i kalojnë Krishtlindjet me mbretëreshën!

14.11.2019 - 08:49

Pas takimeve intensive të punës, çifti mbretëror, Harry dhe Meghan Markle, do të marrin gjashtë javë pushim.

Ata do të shkojnë ta festojnë Ditën e Falenderimeve me të ëmën e Meghan-it, e cila ndodhet në Amerikë.

Mirëpo, burime pranë çiftit kanë treguar se dyshja ka ndërmend të qëndrojë gjatë atje. Madje, thuhet se ata nuk preferojnë t’i kalojnë Krishtlindjet me mbretëreshën siç e do tradita, por do të qëndrojnë në Amerikë.

Megjithëse pallati mbretëror nuk i ka konfirmuar ende zërat, burimet thonë se mundësia që Harry dhe Meghan të mos kthehen në Angli për Krishtlindje është e madhe.

Ende nuk dihet se çfarë po ndodh saktësisht në pallatin mbretëror, megjithatë mbetet të presim për të tjera lajme.